Fondacioni për Liri Ekonomike që është pjesë e Universitetit Europian të Tiranës që administrohet nga Henri Cili ka në projektet e veta një parti të re politike e cila do të mbrojë interesat e biznesit.
Arben Malaj, ish-drejtues i lartë i PS-së tha së Fondacioni dhe një institut tjetër do të jenë iniciator të lëvizjeve të reja politike në vend.
Malaj, duke folur në një emision për ekonominë të Vjollca Kongjonit në news24 tha se biznesi është zhgënjyer nga kjo reformë dhe se në këtë situatë të vështirë biznesi duhet të përgatitet për lëvizje të reja politike.
“Nëse aksionet kërkojnë rezultat të madh në një kohë të shkurtër ata ushqejnë një lloj populizmi në politikë dhe kjo ka ndodhur edhe në Itali dhe Greqi. Është krijuar një situatë e vështirë, kështu që mund të ketë edhe lëvizje të reja politike dhe Fondacioni për Liri Ekonomike dhe Instituti për Mirëqeverisje mund të asistojnë me programe që të jenë të realizueshme dhe për biznesin e vogël”, u shpreh Malaj.
Në bisedë ishte i ftuar ishte dhe eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa ish-deputet i PD-së, që u shpreh se do e mbështesë këtë ide për krijimin e një partie të re për biznesin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












