Nga Artan Fuga/Fillim shtatori dhe të gjithë plazhet e Jugut janë të mbyllur pothuajse, nuk ka më as këmbë turisti dhe as plazhista.
Cadrat prej druri qajnë për njerëzit, varkat rrinë si lopët në grazhd në molo, grilat e dritareve të mijra apartamenteve në qytetet turistike të ulura, nuk ka më klientë, hotelxhinjtë bëjnë sikur kanë shumë punë, por në fakt dhomat kanë mbetur bosh…
Qytetet flenë.
40 ditë punë dhe 325 ditë thashetheme…
5 sekonda votim në katër vjetë.
Një muaj gjë zgjat turizmi shqiptar, cfarë drame!
Pastaj njerëzit hanë dhjamin e tyre duke fjetur e gromësitur…
Ndërkohë që janë pasuri të jashtëzakonshme që përdoren hajde 40 ditë në vit. Pjesën tjetër flenë…
Gjithë bota zhvillon turizmin gjithëvjetor. Industria e turizmit nuk është si ariu polar që zgjohet, pastaj fle për muaj të tërë.
Mërzitet peshku mbetur pa ngrënë në det…
Hajde specialistë financash hajde,
hajde ekspertë turizmi hajde,
hajde pushtete lokale hajde,
hajde agjenci turistike hajde.
Hajde të keqen e mendjes, thuaj.
Pse nuk i thërrasim mendjes mo?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












