Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka denoncuar sot aksionin epolicisë tatimore të zhvilluar mbrëmë në Shkodër që coi në mbylljen e dhjetra bizneseve në këtë qytet.
“Taraba, tatim, tritol, taksa ne qiell, terbim!
A don ma me T?…ka mbetur Tufezimi!
Dje tatimoret bashke me policine iu turren Shkodres, kryesisht ne lagjen Parruce!
Shume furgone tatimore , makina policie, shume police bllokuan rrugen kryesore dhe hyrese te qytetit, ndaluan qarkullimin,dhe hyne si terroriste neper lokale ku filluan sekuestrimin e mallrave dhe te cdo gjeje qe kishin neper dyqane.
Terrori mbi tregtaret e ndershem shkodrane apo mbi bizneset familjare qe mezi nxjerrin buken e gojes ka tronditur mbreme gjithe qytetin duke i kujtuar kohet e tatimeve te jashtezakonshme dhe te sekuestrimit te armikut te klases!
Frika qe ngjalli sjellja e te ardhurve me furgone nga Tirana detyroi tregtaret shkodrane te ulin tarabat e te mbyllin ne mes te dites dyqanet e tyre.
Shkodranet mbreme me shkruanin: Taraba, tatim, tritol, taksa ne qiell, terbim. A don ma me T? …ka mbetur tufezimi!”, deklaron Jozefina Topalli.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













