Vijon debati i ashpër mes këshilltarit të Presidentit, Gjenerali Pirro Ahmetaj dhe deputetëve të komisionit parlamentar të Sigurisë.
Gjenerali do të padisë për shpifje deputetin socialist Arben Çuko. Përmes një reagimi për gazetën “Panorama”, Ahmetaj e akuzon Çukon si pinjoll të bllokmenëve. “Në lidhje me një akuzë publike të bërë dje nga shtetasi Arben Çuko si “spiun i Sigurimit të Shtetit” dëshiroj të bëj prononcimin e mëposhtëm:
Pinjolli i bllokmenes-kooperativiste, derivat i shpërdorimit dhe një mediokër për t’u mëshiruar për dalldisjen e radhës në adresën time, do të përballet në Gjykatë me ligjin për ‘shpifje dhe denigrim!
Jo për çuko-t, as për ata që kanë keqgënjyer të zinë, por për respekt të mijëra të interesuarve, konfirmoj publikisht se ‘nuk kam qenë kurrë spiun, as me dosje, dhe as me pseudonim!’”, reagon Ahmetaj.
Ahmetaj therrët bllokmene kooperativiste, Lenka Cukon, ish-anëtare e Byrosë Politike që ngjiti në karrierë duke qënë kooperativiste në Krutje të Lushnjës, familjar i së cilës është edhe deputeti.
Deputeti socialist një ditë më parë përmes një statusi në “Facebook”, aludonte se Ahmetajt ka qënë spiun i Sigurimit gjatë periudhës komuniste.
“Rast unik për Shqipërinë dhe të gjithë vendet aleate që një ushtarak, gjeneral, të prononcohet publikisht si një politikan i pozicionuar fort në radhët e partisë. Domosdo nuk e ka për herë të parë. Edhe diçka tjetër, mos më detyro të të thërras me pseudonim. Boll më, nuk merrem më me Pirro Ahmetajn, nuk është ai, është tjetërkush. Zoti President, mblidhi qentë!”, shkruante në statusin e tij deputeti Çuko.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












