VIDEO/Plumba pas shpine gazetares në derë të redaksisë

Shares

Një gazetare kolumbiane u ekzekutua me armë ndërsa hynte në redaksinë e radios ku punonte.

Krimi është filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë një person me kaskë në kokë që i shkon pas gazetares Flor Alba Nunez Vargas dhe ndërsa ajo përpiqej të hapte derën e redaksisë e qëllon për vdekje.

Gazetarja 25-vjeçare ka qenë e njohur në Kolumbi për ashpërsinë e saj kundër krimeve me narkotikë, trafikim të njerëzve dhe korrupsion.

Kohëve të fundit ajo edhe kishte marr kërcënime në Facebook, për shkak se në zgjedhjet e fundit lokale kishte publikuar një fotografi të një krimineli që pretendonte të vinte në krye të bashkisë. Pak para se të vritej ajo kishte shkruar edhe një artikull me titullin “Të gjithë politikanët janë gënjeshtarë”.

Policia nuk eka kapur dot vrasësin i cili sipas saj është arratisur me motoçikletë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...