Vdekja e Kostandinës, 4 mjekë ligjorë nën akuzën e prishjes së provave

Shares

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion të Shqipërisë ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës 4 mjekë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, shkruan sot gazeta shqiptare. Kallëzimi ka marrë shkas nga dyshimet e familjarëve dhe të shoqatës në fjalë, sipas tyre të bazuara në prova se 16-vjeçarja Kostandina Anagnosti, e cila ndërroi jetë në nëntor të vitit të kaluar, është vrarë. Ndërkohë që mjekët e kanë konsideruar vdekjen e minorenes si natyrale.

Mësohet se tri ditë më parë, shoqata e Avokatëve i është drejtuar prokurorisë së kryeqytetit, duke kërkuar procedimin penal të: Prof. Dr. Elmas Shaqirit, Dr. Zija Ismailit, Dr. Admir Sinamatit dhe Prof. Fatos Haritos, ekspertë pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Në denoncimin e bërë në organin e akuzës, përfaqësuesit e shoqatës citojnë se katër mjekët kanë shpërdoruar detyrën duke përpiluar akte ekspertimi të rreme, kanë fshehur provat me dashje dhe i kanë prishur ato si dhe kanë dhunuar kufomën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...