Për 490 mijë nxënës sot dita e parë e shkollës

Shares

Ka filluar shkolla sot për të gjithë fëmijët e shkollave nëntëvjecare dhe të mesme si dhe për ata të arsimit parashkollor.

Rreth 30 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, duke nisur kështu një cikël të ri dhe të gjatë në jetën e tyre. Këtë fillim viti të ri shkollor dyert e arsimit publik hapen për të mirëpritur rreth 489 mijë nxënës.

Nga këta 58.032 nxënës janë regjistruar në arsimin parashkollor, 319.066 në arsimin bazë, 108.636 nxënës në arsimin e mesëm me kohë të plotë dhe 3,204 në arsimin e mesëm me kohë të pjesshme.

Krahasuar me një vit më parë numri i nxënësve që nisin këtë vit të ri shkollor është më i lartë se ai i një viti më parë, ku faktor ndikues është edhe kthimi i emigrantëve.

Nisja e viti të ri shkollor në Tiranë është përballur me një trafik të rënduar. Plani i kryebashkiakut Erion Veliaj për të disiplinuar trafikun në shërbim të nxënësve duket se ka dështuar…të paktën në ditën e parë. Në orët e mëngjesit rrugët kryesore të kryeqytetit ishin thuajse të gjitha të bllokuara nga vargu i makinave.

Sipas urdhrit të bashkisë së Tiranës që kryetari Veliaj bëri publik më 11 shtator, gjatë ditës ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe të furgonave të transportit në unazën e vogël të Tiranës.

Sot kryeministri Edi Rama ka uruar në Facebook nxënësit e sistemit parauniversitar që ulen në bangat e shkollës. Ndërsa më pas ka vizituar shkollën “Sami Frashëri” ku dhe ndoqi mësimin në tre klasa inteligjente. “Urimet më të përzemërta për vitin e ri shkollor nga oborri i shkollës “Sami Frashëri”, ku mësimi ka rinisur me energji dhe ambicie të re”, shkruan Rama.

Kryeministri është shprehur se deri në 2018 të gjitha klasat do të jenë dixhitale, ku aktualisht në të gjithë Shqipërinë numërohen 120 të tilla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...