Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së
Pogradecit Eduart Kapri, vizitoi banorët e fshatrave të Mokrës, një zonë e prekur masivisht nga eksodi.
Mbi 250 familje raportohen se janë larguar nga Mokra drejt vendeve Europiane në muajt e fundit në përpjekje për mbijetesë për shkak të kushteve të mjerueshme. Në fshatin Trebinjë dhe Potgozhan, në skamje të plotë, nuk ekziston asnjë mundësi zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë ndërkohë që në terren nuk është investuar asgjë nga qeveria.
“Unë jam e ve dhe kam për të rritur me një pension minimal, dy fëmijë. Ata janë në shkollë dhe unë nuk arrij t’i ushqej me bukë dhe librat nuk kam me se t’ua blej. Më mirë të vdes në rrugët e Gjermanisë sesa në këtë fshat të humbur, pa shpresë.- u shpreh një nënë. Ndërsa Eltoni, një i ri pa punë, tha se dikur në këtë zonë jetonin afro 300 familje, tani kanë mbetur vetëm 40.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Albana Vokshi deklaroi se historitë e mjerimit në Mokër dhe eksodi i shqiptarëve vlejnë të denoncohen si krime të qeverisë. Ajo tha se Partia Demokratike ka një plan shpëtimi i cili do të nxjerrë shqiptarët nga kriza, me taksa të ulëta, luftë kundër krimit dhe korrupsionit shtetëror dhe programe punësimi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












