Vinçi tragjik i Mekës, i familjes së Bin laden. Inxhinieri: Vdekja e...

Vinçi tragjik i Mekës, i familjes së Bin laden. Inxhinieri: Vdekja e personave, vullneti i Allahut

79
0
Shares

107 persona humbën jetën në Mekë dy ditë më parë si pasojë e rënies së një vinçi por inxhinieri që kishte vendosur vinçin thotë se “ishte vullneti i Allahut”.

“Vinçi ishte vendosur me një siguri maksimale dhe shanset që ai të binte ishin afër zeros. Ky ka qenë vullneti i Allahut dhe duhet ta pranojmë si të tillë”, tha inxhinieri që preferoi të ngelej anonim.

Autoritetet saudite kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e rënies së vinçit por inxhinieri këmbëngul se nuk kishte asnjë problem teknik.

Pajisjet janë të familjes së Bin Laden që njihet si një ndër kompanitë më të besuara në fushën e ndërtimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY