Tjetër tragjedi në Greqi, përmbytet varka me emigrantë mbyten 28 persona

Shares

Të paktën 28 emigrantë humbën jetën pasi varka me të cilën ata po udhëtonin u mbyt në ujërat e detit në ishullin Farmakonisi në Greqi.
Mes viktimave janë 4 foshnja, 10 fëmije (5 djem dhe 5 vajza). Nuk dihet numri i saktë i personave që ishin në varkën e vogël, por mediat greke flasin për të paktën 100 persona, ku 68 kanë arritur të shpëtohen.
Sipas informacioneve paraprake, Qendra Koordinuese për Kërkime dhe Ruajtjen e Departamentit Detare mori njoftimin se rreth 100 emigrantët janë në rrezik në një zonë detare në ishullin Farmakonisi.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes u nisën  helikopterët për të identifikuar emigrantët.
Sipas rojes bregdetare greke deri tani janë nxjerrë nga deti 28 të vdekur, duke përfshirë një fëmijë, 68 u shpëtuan, ndërsa 29 të tjerët kishin arritur të shkonin me not deri në bregdet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...