Jo të gjitha detajet e dhëna në raportin sekret të OSBE-së për lidhjet me krimin të zyrtarëve të lartë të politikës shqiptare janë referencë nga mediat shqiptare.
Pas publikimit nga mediat online të raportit dhe të listës së deputetëve të dyshuar për lidhjen me krimin, zyra e OSBE-së në Tiranë deklaroi se materiali ishte përgaditur mbi të dhënat publikuara në media. “
Përmbledhja bazohej në informacionin e nxjerrë nga raportimet në mediat lokale në Shqipëri, si background për klimën politike dhe për akuzat që qarkullonin në publik në atë kohë. Ne nuk mund të komentojmë lidhur me vërtetësinë e raportimeve në media”, thuhet në njoftimin e OSBE fill pas botimit të raportit.
Edhe ambasadori i OSBE-së, Rauning tha një ditë më pas se “
përmbledhja ishte thjesht një grumbullim informacioni nga raportime të medias shqiptare dhe pretendimeve që qarkullonin në publik. Prezenca nuk e verifikoi informacionin e përdorur, pasi qëllimi i asaj përmbledhjeje ishte pasqyrimi i pretendimeve dhe jo përcaktimi i të vërtetës”.
Por nga kqyrje e shpejtë e të dhënave të pasqyruara në raportin sekret një pjesë e tyre nuk janë përmenduar nga mediat. Edhe disa të dhëna me referenca artikuj në media të ndryshme nuk janë të vitit 2014 por shumë më herët.
Me përjashtim të pjesës për Berishën ku teksti i raportit përkon me shkrimet e botuara në median shqiptare kur Berisha ishte kryeministër pra para vitit 2013, në fakt në vitin 2008-2009, të dhënat që jepen për Edi Ramën dhe Ilir Metën janë të njohura pjesërisht nga media dhe publiku në Shqipëri.
Për Edi Ramën mësohet për herë të parë nga raporti fakte të tilla si: “Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai (Rama)ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Ndërsa për Ilir Metën thuhet për herë të parë se “Ka zëra se (Meta) udhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shijak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës”.
Lidhur me akuzat ndaj Berishës, raporti ka standard tjetër të referencave. OSBE citon BIRN për aferat e dyshuara të Berishës dhe familjarëve të tij me Fazllic dhe wikileaks për dyshimet se Shkelzen Berisha ka lidhej me biznesin e armëve të Delijorgjit. Ndërkohë akuzat për përfshirje të së bijës, Argitës në përfitime në marrëveshje me investitorë të huaj janë përmendur disa herë në media si Shekulli, Tema, Top Channel. Raporti sekret i OSBE-së në këtë rast nuk është sekret.
Por edhe lista e deputetëve ka prurje të reja në fondin e dyshimeve që biznesmenët deputetë janë të përfshirë në aktivitete të krimit të organizuar, trafikut të drogës etj.
Duke parë listën, një pjesë e emrave përbëjnë surprizë, cfarë do të thotë se OSBE nuk ka pasur burim vetëm median apo thashethemet në kafenetë e Tiranës por dicka më shumë.
Nuk kuptohet se pse zyra e OSBE-së në Tiranë përpiqet të zbehë meritat e këtij raporti edhe pse publikimi i tij është bërë pa autorizim. Dashje pa dashje zyra në Tiranë ka bërë transparente disa të dhëna që edhe media e ka pasur të vështirë t’i thotë.
Deputetët biznesmenë të Parlamentit Shqiptar
Deputetët e Partisë Socialiste
1 – Sadri Abazi
2 – Anastas Angjeli
3 – Majlinda Bufi
4 – Parid Cara
5 – Tom Doshi
6 – Artan Gaci
7 – Koço Kokëdhima
8 – Andrea Mano
9 – Dashamir Peza
10 – Paulin Stërkaj
11 – Rakip Suli
12 – Fatmir Toçi
13 – Ilir Xhakollari
14 – Fidel Ylli
Deputetët e Partisë Demokratike
1 – Kozma Dashi
2 – Bedri Hoxha
3 – Roland Keta
4 – Astrit Veliaj
Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim
1 – Agron Çela
2 – Gjovalin Kadeli
3 – Piro Kapurani
4 – Lefter Koka
5 – Gledion Rehovica
6 – Shkëlqim Selami
7 – Përparim Spahiu
Deputetët e Partisë Republikane
1 – Agron Duka
Deputetët e Partisë Drejtësi dhe Unitet Kombëtar
1 – Omer Mamo
2 – Tahir Muhedini
3 – Aqif Rakipi
4 – Dashamir Tahiri
Deputetët e Partisë Kristian Demokrate
1 – Mark Frroku
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/