Droga e gjetur ne apartamentin e shqiptarit
Policia italianë vuti në prnga një shtetas shqiptar i cili kishte ndërtuar një rafineri të vërtetë droge në Itali. Ai u arrestua në Campodarsego, Padova dhepolicia nuk bën të ditur emrin e tij.
Policia i gjeti gjysmë kilogrami heroinë e më pas zbuloi se ajo ishte përpunuar në një laborator që emigranti shqiptar e kishte ngritur në një apartament të marrë me qera.
Në momentin e arrestimit, ndër objektet personale policia i gjeti edhe një tufë më çelsa.
Teksa po kryenin kontroll në banësen e tij, unifomat blu janë surprizuar kur kanë gjetur një laborator përpunimi heroine dhe një sasi të konsiderueshme marijuane gati për t’u trafikuar.
Gjithsej 11.5 kilogramë heroine, 60 kilogramë përzjeres heroine, si dhe 62 kilogramë marijuanë e ndarë në 70 pako gati për t’u trafikuar u gjeten brenda apartamentit.
Trafikanti kishte solucione të përpunimit të drogës dhe një mjet për ta presuar. Atij iu gjetën gjithashtu një shumë e konsiderueshme parash, prej qindra mijëra eurosh.
Ne foto shqiptari i arrestuar, policia nuk ben te ditur emrin
Policia tha se banesa në fjalë nuk kishte qenë ndonjëherë e survejuar, provë që tregon se trafikanti shqiptar punonte me kujdes.
Hetuesit dyshojnë se heroinën dhe marijuanën ai e siguronte në Shqipëri përmes bashkëpunëtorëve të tjerë. Por deri tani asnjë prej tyre nuk është arrestuar.
Pasi e përpunonte lëndën narkotike, emigranti shqiptar e shiste atë tek shpërndarës të ndryshem në Padova dhe në disa qytete të tjera.
Policia italiane thotë se po heton për të zbuluar të gjithë rrjetin e trafikut dhe hetimet mund të shtrihen deri në Shqipëri, nëse provohet që droga sigurohej nga vendi ynë.
Javën e shkuar, po në Padova u arrestuan dy persona, një shqiptar dhe një italian, me 35 kilogramë heroinë.klan
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













