Drejtori çek i CEZ-it, Prokuroria e heton për pastrim parash

Shares

Ish-drejtori çek i kompanisë CEZ në Shqipëri, , po hetohet nga Njësia e Specializuar Task-Forcë, pasi dyshohet për mashtrim dhe pastrim parash.

Lajmi konfirmohet nga burime të besuara të Prokurorisë së Përgjithshme, shkruan sot gazeta Shqiptare. Hejsek, dyshohet se në bashkëpunim me administratorin e shoqërisë Debt International Advisory (DIA), Kastriot Ismailaj, kanë përfituar miliona nga një skemë mashtruese për mbledhjen e borxheve të CEZ-it.

josef hejsek

Josef Hejsek, ish drejtori i Cez në Shqipëri

“Ka dyshime të arsyeshme se Josef Hejsek, ka përfituar në mënyrë të paligjshme dhe ka vepruar në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn”, tha një burim nga prokuroria.

Por, ndërsa Ismailaj ndodhet prapa hekurave dhe gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e llogarive të tij bankare, Hejsek vijon ende të ketë statusin e personit nën hetim. Deri në këto momente, ish-drejtori i CEZ-it nuk është pyetur nga prokuroria dhe nuk ka dhënë shpjegime lidhur me dyshimet që rëndojnë mbi të.

Kastriot Ismailaj, administrator i shoqërisë Debt International Advisory, ishte kontraktuar për mbledhjen e borxheve të CEZ-it. Njeriu që njihet për lidhjet e forta në politikë, akuzohet tashmë nga prokuroria për mashtrim dhe pastrim parash.

Po përse prokurorët ende nuk kanë vendosur për fatin e Hejsek?

Burime të besuara të thanë se janë duke studiuar me hollësi marrëveshjen mes shtetit shqiptar dhe kompanisë çeke. Ndërsa, lidhur me skemën mashtruese përmes së cilës dyshohet të jenë përvetësuar miliona euro, të cilat i kanë transferuar drejt vendeve që njihen si parajsa fiskale, prokurorët kanë pyetur përgjatë ditëve të fundit të gjithë punonjësit e DIA-s.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...