Drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj e ka llogaritur gabim taksën që ajo paguan për pagën e saj dhe si rezultat ajo i kalon shtetit gati 100 miljë lekë të vjetra më shumë.
Drejtuesja e Spending Data, Aranita Brahaj ka gjetur nëpërmjet kalkuluesit të taksave, pjesën që duhet të paguajë drejtoresha mbi pagën e deklaruar.
“Një ditë më parë drejtoresha e përgjithshme e tatimeve deklaroji se ajo si taksapaguese, paguan 360 mijë lëk tatim për pagën e saj prej një milion e katërqindmijë mijë lekë në vit.
Nëse Paga Vjetore e deklaruar e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatim Taksave është 1.4 milion lek të reja, tatimi vjetor i saj plus kontributet është 269 694 lekë e jo 360 000. Pjesa e tatimit mbi të ardhurën personale është 13 % e pagës pa tatuar 30 mijë lekshin e pare, mirfilli tatim personal është 135.2 mijë lekë”.
Spending data i sugjeron Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të vendosin në faqen zyrtare aplikacionin Kalkuluesi i Taksave, për ti dhënë mundësi së pari punonjësve të administratës së lartë tatimore të mos i bëjnë llogaritë e tyre me 1 milion lek mangut. Ose të mos ngaterrojnë pagën Neto me pagën Bruto.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/