Corbyn fiton kreun e laburistëve në Britani, “për të majtën e vjetër, jo të re”

Shares

Jeremy Corbyn, përfaqësues i të majtës ekstreme në Britani fitoi nga një lumë votash të shtunën duke u zgjedhur kryetar i ri i kësaj partie me mbështetjen e 59 për qind të votuesve.

Ai zëvendëson Ed Miliband, një centrist i cili dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare në maj të këtij viti.
Corbyn bën thirrje për “old labour, not new labour”.

Corbyn gjatë fjalës së tij fill pas fitores tha se konservatorët e përdorën krizën financiare të vitit 2008 “për të imponuar një barrë të tmerrshme mbi njerëzit më të varfër të këtij vendi”, duke shkurtuar vende pune dhe pagat e sektorit publik.

“Kjo nuk është e drejtë. Nuk është e nevojshme, dhe kjo do të ndryshojë “, tha ai.

Ai përkrahu shërbimin shëndetësor falas, arsim falas, dhënien fund të të pastrehëve, si dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa i mëshoi rëndësisë së forcimit të sindikatave.

“Ne jemi një parti e lidhur organikisht me sindikatat … kjo është ajo nga ku ne kemi marrë forcën tonë”, tha ai.

Ai gjithashtu sulmoi politikën dhe tregtinë e jashtme britanike, duke thënë se me pushtimin e Irakut në vitin 2003, ka kontribuar në krizën e refugjatëve dhe në “nivele groteske të pabarazisë” në mbarë botën.

Zgjedhjet e ardhshme britanike pritet të mbahen në vitin 2020. Por, në Mbretërinë e Bashkuar do të ketë një referendum për qëndrimin në BE i cili do të mbahet deri në vitin 2017.

Corbyn, në referendumin e fundit të Mbretërinë së Bashkuar për qëndrimi në BE në vitin 1975, ka votuar “jo” por ai tha se kësaj here do të votojë për të qëndruar në Union.

Zgjedhja e Corbin ka befasuar shumë ish-drejtues të lartë të laburistëve në Britani. Toni Blair ka qenë ndër kritikët më të mëdhenj të tij si dhe ka lobuar që ai të mos zgjidhet.

Ndërkaq duke folur për problemet në Ballkan ai futet tek zyrtarët e rrallë britanikë që është shprehur kundër ndërhyrjes së NATO në Serbi gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka reaguar pas zgjedhjes së Jeremy Corbyn në krye të Partisë Laburiste.

Cameron ka thënë se pas këtij hapi, Partia Labursite paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të britanikëve.

“Tash, Partia Laburiste është bërë një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, ekonomike dhe sigurinë e familjes tuaj”, ka shkruar Cameron, në rrjetin social në FB.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...