Në Shkodër, magazina hidrosanitare, një depo armatimi

Shares

Policia e Shkodrës arrestoi dje 43 vjeçarin Ardian Fregjaj, me banim në Shkodër për shkak se iu gjet një arsenal armësh ën banesën e tij.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacionit të marrë nga uniformat blu u bë kontroll në shtëpi dhe në vendin e punës si roje objekti në një magazinë hidrosanitare

Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë TT me krehër më shtatë fishekë; një armë zjarri pistoletë Zastava me krehër me 7 fishekë; 4 armë zjarri automatikë; një armë zjarri pushkë me krehër; një armë sportive; 5 kuti me fishekë model 56; 4 krehëra automatiku si dhe 17 krehëra pushke me 164 fishekë model 56; 8 kuti mitralozi me 80 fishekë model 9mm; 30 copë fishekë model 12.7 mm, një garanatë 3 ndezësa, një selenciator, 5 kallëpe tritoli, tre kapsolla donatore me fitil zjarr përcjellës, 6 kapsolla me përcjellës elektrik, 3 thika, një bajonetë etj.

Armët e sekuestruara janë çuar për ekzaminim për të parë nëse janë përdorur në ndonjë vrasje apo i ndaluari i kishte për t’i trafikuar. Gjithashtu po verifikohet nëse 43 vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë.

Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për aktivitetin e të ndaluarit ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Armëmbajtje pa leje e armëve ftohta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...