HISTORIKE/Shqiptarët e Luginës themeluan Asociacionin e Komunave Shqiptare në Serbi

Shares

Këshilltarët shqiptarë të tri qyteteve të Luginës – Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para pak çastesh miratuan Deklaratën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serb.

Deklarata u miratua në mënyrë unanime, respektivisht asnjë nga 43 këshilltarët komunalë nga të tri komunat nuk votoi kundër, njofton KosovaPress.

Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa gjatë mbledhjes tha se sot është një ditë historike. Ai tha se shqiptarët e Luginës çdo ditë janë nën trysninë e deklaratave kërcënuese të qeverisë së Serbisë.

Ndërkaq kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë Jonuz Musliu tha se rrugë tjetër nuk ka pos realizimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës. Sipas tij Serbia gjithmonë ka qenë e interesuar për spastrim etnik dhe marrjen e tokave shqiptare.

presheve sot

Në foto, pjesëmarrësit në Kuvend duke hyrë në takimin e sotëm në Preshevë

Musliu theksoi se shqiptarët janë të vendosur që të realizojnë vullnetin e tyre dhe asgjë më shumë.

Duke folur për mediat e Tiranës, Mysliu tha se Presheva ka mbështetjen e Kosovës, Shqipërisë dhe SHBA. Marrëveshja është konform parimeve të Brukselit. Evropa nuk mund të veprojë me 2 standarde, ndryshe për serbët e ndryshe për shqiptarët.

Në mbledhje nuk morën pjesë përfaqësuesit e opozitës në Preshevë, gjegjësisht Partia e Veprimit Demokratik e Riza Halimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...