FOTO/ Maska e vdekjes së Enver Hoxhës, kthehet në “antihomazh”

Shares

Maska e vdekjes së Enver Hoxhës, një artefakt, të cilin e disponon arkiva e Muzeut Historik Kombëtar, publikohet për herë të parë në funksion të performancës së Isufit.

enveri masak4

Me këtë performancë, të titulluar “Antihomazh”, piktori i njohur Ardian Isufi, e cila hapet për publikun më 16 shtator, artisti u kthehet sërish temave të tij të preferuara që kanë të bëjnë me përballjen e individit me të shkuarën, në këtë rast me diktaturën, e personifikuar nga maska e diktatorit.

enveri masak 1

“Krijimtaria ime e viteve të fundit dhe qëmtimet e mia, të vendosura në një kontekst social dhe shoqëror, më nxisin të realizoj një ekspozitë si ndërhyrje artistike tepër të studiuar si në rrafshin historik, por edhe antropologjik. Arti bashkëkohor në ditët e sotme ka integruar në vetvete shumë elementë të historisë, duke bashkëpunuar me shumë fusha të karakterit human dhe duke i ndërthurur me mundësitë e mëdha që të jep për të komunikuar gjuha pamore”, thotë Isufi.

enveri maska

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...