Një cështje për tjetër lagunë pritet të hapet këto ditë. Aldo Bare, i dënuar me burg të përjetshëm nga gjykatat shqiptare ka regjistruar një padi kundër vendimit të gjykatës që ia ka hequr shfrytëzimin e Lagunës së Karavastasë.
Një nga kompanitë e tij kishte marrë blerw Lagunën në fund të viteve ’90. “Shefi i komisariatit nr.2 të Lushnjës”, sic thirrej Aldo bare në atë kohë ia kishte dalë të fuste në dorë një nga pasuritë më të vlefshme të Lushnjës dhe të gjithë vendit.
Laguna i përkiste Ndërmarrjes së Peshkimit e cila u privatizua dhe pasuria e saj përfshirë Lagunën u nda mes 90 punonjësve të saj, kryesisht peshkatarë.
Ata ia blene shtetit ndermarrjen kundrejt nje shume te arsyeshme ne ate kohe.
Pas ’97 nën pretekstin e një marrëveshjeje për ruajtjen e Lagunës nga banda e Aldo Bares, ai ia doli të grabiste të gjithën. Firmat e peshkatareve te hedhura më 1999 për ruajtje shërbyen që ai të merrte përkundrejt një shume të vogël që pagoi tek peshkatarët e frikësuar, gjithe Lagunen.
Pak ditë më vonë, ndërmarrja regjistrohet në gjykatën e Tiranës nën emrin e shoqërisë “Xhulio Dani” . ku rezulton se nën pronësinë e kësaj shoqërie të jenë 9495 metra katrorë në lagunën e Karavastasë dhe vlerësuar me 4.557.600 lekë.
Gjykata e Tiranës e shpronësoi Baren më 2006.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














