Buxheti i mbrojtjes sipas planit afatgjatë do të ruhet në vlerën e 1% të GDP-së në tri vitet e ardhshme, ndërkohë që synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që deri në vitin 2025 ta çojë atë në nivelin e 2%, shkruan sot Panorama.
Pas antarësimit në NATO, duhej që për Mbrojtjen buxheti të mos binte nën 2% të GDP. “Mbështetja me burime financiare e PAZHFA 2016- 2025 do t’u referohet të dhënave makroekonomike të Ministrisë së Financave me një tendencë rritjeje të zhvillimit të ekonomisë me ritme konstante. Mbajtja e një inflacioni të kontrolluar në nivel mesatar do të çojë në një rritje të buxhetit të Mbrojtjes, duke ruajtur vlerat 1% të GDP për vitet 2016-2018.
Bazuar në dokumentin e Strategjisë Ushtarake, buxheti i Mbrojtjes do të rritet gradualisht, duke arritur në 2% të GDP-së, në vitin 2025, me qëllim përshpejtimin e procesit të zhvillimit të forcës së ardhshme”, theksohet në projektligjin “Për miratimin e planit afatgjatë të zhvillimit të Forcave të Armatosura për vitin 2016-2025”, përgaditur tashmë dhe derguar në Kuvend.
Ndërkaq fFrcat e Armatosura të Shqipërisë do t’i nënshtrohen procesit të reformimit të thellë, i cili do të prekë dhe numrin e efektivëve ushtarakë që do të jenë aktivë.
Sikursë thuhet në projektligj, numri i ushtarakëve do të reduktohet deri në 8500 ushtarakë.
Personeli i Forcave të Armatosura, sipas strategjisë së re do të ndahet në katër kategori të reja. Në këtë strategji parashikohet dhe kualifikimi i oficerëve brenda dhe jashtë vendit, në mënyrë që Forcat e Armatosura të arrijnë standardet e partnerëve të NATO-s.
“Përmirësimi i kapaciteteve në personel do të realizohet nëpërmjet transformimit të sistemit të automatizuar të menaxhimit të personelit, si dhe programeve, politikave dhe procedurave. Numri i personelit të FA-ve do të jetë 8500 vetë dhe do të zhvillohet sipas kategorive oficer, nënoficer, ushtar/detar dhe personel civil. Ky proces do të mbajë në konsideratë arsimimin, kualifikimin dhe trajnimin e oficerëve brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në draftin zyrtar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












