Urdhri i Gjykatës: Rruga për në punë, të konsiderohet punë

Shares

Koha e shpenzuar duke udhëtuar për në punë, për punëtorët që nuk kanë një zyrë fikse duhet të konsiderohet kohë pune, ka vendosur Gjykata Europiane e Drejtësisë. Kjo kohë nuk është konsideruar si punë më parë nga shumë punëdhënës.
Kjo do të thotë se firmat përfshi dhe ato që kanë të punësuar si montues gazi, do t’i përshtaten rregullores së re të BE-së. Punëdhënësve do t’u duhet të organizojnë orarin e punës për punëtorët në bazë të distancës së punës nga shtëpia.
Avokati Chris Tutton, tha për BBC se, “Mijëra punëtorë mund të shkelin tani rregullat e kohës së punës në Mbretërinë e Bashkuar”.
Ndërsa gjykata thotë se vendimi i saj është marrë në lidhje me mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e punëtorëve, siç përcaktohet në direktivën e punës së Bashkimit Europian.
Direktiva është e projektuar në mënyrë për të mbrojtur punëtorët nga shfrytëzimi i punëdhënësve.
Një nga qëllimet e direktivës është të sigurojë që asnjë punonjës në BE të jetë i detyruar të punojë më shumë se 48 orë në javë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...