Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë shpjegime rreth votës së Shqipërisë në favor të Palestinës ndërkohë që disa partnerë të rëndësishëm ndërkombëtare ose kishin votuar kundër ose kishin abstenuar.
“ Sot, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë votash një projektrezolutë qe u jep vendeve joAnëtare Vëzhguese të OKBsë të drejtën të ngrenë flamurin e tyre pranë atyre të vendeve anëtare të Organizatës. Shqipëria votoi në favor të kësaj iniciative, ashtu si dhe 118 vende të tjera. Aktualisht, vendet që gëzojnë statusin e joAnëtarit Vëzhgues në OKB janë Palestina dhe Vatikani”,-thuhet në një deklaratë për mediat.
“Shqipëria i përmbahet në mënyrë konsistente qëndrimit të saj për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme mbi parimin e dy shteteve. Çdo spekulim tjetër është dashakeq dhe dëshiron të shtrembërojë këtë qëndrim konsistent të shtetit shqiptar”.
Votimi i Shqipërisë në OKB është kritikuar më herët nga opozita. Pollo dhe Shehu deklaruan se vota për Palestinës nuk është në favor të Shqipërisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












