Informaliteti/Tre tatimorë të arrestuar dhe 11 në proces penal në Fier dhe Korcë

Shares

Dy Inspektor te Tatimeve kanë rënë në pranga në Fier përfshirë edhe administratorin e subjektit qe fshihte te ardhurat ndërkohë që procedohet penalisht ne gjendje te lire Drejtori i Drejtorise Tajonale te Kontrollit Tatimor Fier.

Nga Sektori per Krimin Ekonomik e Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier u be ndalimi i shtetasve :

Bledar Velaj, 29 vjeç,

Ermira Sali, 35 vjeçe,

te dy me detyre Inspektore Verifikimi ne Terren ne Drejtorine Rajonale Tatimore Fier, per vepren penale “Shperdorimi i detyres”.

Gjithashtu u be ndalimi i shtetasit:

Lorenc Llaka, 39 vjec, administrator i subjektit Karburant “ALFA ” sh.p.k per vepren penale ‘Fshehja e te ardhurave’ .

Në të njëtën kohë filloi procedimi penal ne gjendje te lire dhe per shtetasin B.S, 40 vjeç, me detyre Drejtor i Drejtorise Kontrollit Tatimor ne Drejtorine Rajonale Tatimore Fier per vepren penale “Shperdorim detyre”.

Ndërkaq në qytetin e Korcës po proçedohet penalisht, pronari i një Hoteli, për “Fshehje të të ardhuarve”, 6 inspektorë, si dhe 3 ish-punonjës të Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave për “Shpërdorim detyre”.

Nga Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik, në Korçë, janë kryer këto veprime :

Më datë 10.09.2015 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: DH.L, vjeç 61, banues në Korçë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në një objekt në pronësi të tij, që ka për aktivitet një hoteleri, në lagjen 13- Korçë, u konstatua se ka funksionuar i pa liçensuar, që prej vitit 2010.

Në vijim te hetimeve në lidhje me këtë rast, nga Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik , filloi proçedimi penal në gjendje të lire edhe për 9 (nëntë) shtetas,

(me detyrë inspektorë dhe ish-inspektorë të verifikimit në terren, pranë Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave në Korçë) si më poshtë :

1. A.L, vjeç 64, banues në Korçë,

2. S.B, vjeç 34, banues në Korçë,

3. G.K, vjeç 46, banues në Pogradec,

4. L.Z, vjeç 35, banues në fshatin Ponçarë – Devoll, (larguar nga detyra në vitin 2013).

5. E.B, vjeç 43, banues në fshatin Qinam – Kolonjë, (larguar nga detyra në vitin 2013).

6. R.P, vjeç 39, banues në Korçë, (larguar nga detyra në vitin 2013).

7. L.K, vjeç 50, banuese në Korçë,

8. E.SH, vjeç 40, banues në fshatin Vithkuq – Korçë, si edhe

9. A.K, vjeç 59, banues në Korçë.

Procedimi penal ndaj tyre filloi sepse, dyshohet që këta punonjës, që nga viti 2010 e në vazhdim, nuk kanë ushtruar kontroll, në subjektin që ka për aktivitet Hotelin në lagjen 13, pronë e shtetasit të mësipërm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , si dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 180 e 248 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...