Henri Çili merr në punë Rudina Xhungën

Shares

Gazetarja Rudina Xhunga, e njohur për emisionin e saj “Shqip” tashmë pritet të punësohet tek Universiteti Europian i Tiranës. Pasi ka ndërprerë punën në Top Channel ajo është ftuar në pronari i UET që të përfshihet në programe të tjera brenda tij.

Këtë javë juria e përbërë nga gazetarja Xhunga, artisti Shpend Bengu, pedagogia Belina Budini dhe drejtuesi i UET, Henri Çili, shpallën tre fituesit e një projekti 1-vjeçar, ku studentë të degës Komunikim-Design ishin angazhuar të krijonin brendin e universitetit të tyre.

Xhunga e ndoqi këtë projekt përgjatë një viti dhe u angazhua për promovimin e punës së tyre, të cilën e quajti dinjitoze, shkruan Mapo, gazeta që botohet nga ky universitet. Pritet që brenda këtij viti Xhunga të ketë plane të reja me UET-in, shpjegon më tej gazeta.
Çili ka qënë një ndër të ftuarit e preferuar në emisionin e Xhungës. Që të dy kanë një kohë të përbashkët profesionale kur punonin si gazetarë të rubrikës së kulturës tek gazeta Koha Jonë në vitet ’90.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...