Ish-ministri i Financave kërkoi sot që debatet për CEZ mos të shmangen nga thelbi i akuzës, që është ryshfeti. Dikush është akuzuar për ryshfet tha ai. Dhe kjo duhet hetuar.
Bode tha se po thuhen shumë të pavërteta, duke iu referuar korrespodencës mes disa institucioneve që publikoi Erion Brace. Po nxjerrin dokumenta për të fshehur ato që nuk duhen të fshihen. Nëse ka pasur një qeveri që ka favorizuar CEZ është ajo e Edi Ramës, pasi i fali gati 1 miliardë euro dhe përvec ketyre i dha dhe 100 milionë euro të tjera. Janë 400 milionë lekë investime të pabëra por ndërkohë të paguara nga qytetarët shqiptarë, të cilat pas marrëveshjes e qeverisë Rama me CEZ kanë humbur.
Letra që publikoi Brace janë të vërteta por mënyra si i lexon ai janë një mashtrim. Bode komentoi disa dokumenta që deputeti Erion Brace lexoi në seancë plenare duke sqaruar se letrat në fjalë nuk flasin për ulje të çmimit të energjisë për CEZ. Letra ime ka lidhje me rritjen e çmimit, tha Bode nga 1.48 leke në 2.2 lekë.
Sipas tij është e nevojshme të hetohet gjithë procesi, tha Bode në mënyrë që të qartësohen të gjitha fazat dhe ndërkohë duke u fokusuar në atë që përbën korrupsion, marrjen e ryshfetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












