Rama niset për në Gjermani, ftesa nga kryeministri i Bavarisë

Shares

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka fluturuar për Gjermani sot pasdite për një vizitë zyrtare në Landine Bavarisë. Rama është ftuar atje nga Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer.

Kryeministri Rama shoqërohet nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi.

Gjatë vizitës në Mynih, Kryeministri Rama do të diskutojë me Kryeministrin Seehofer dhe zyrtarë të tjerë të këtij landi mbi bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe rajonit të Bavarisë, bashkëpunimin në fushën e arsimit profesional dhe universitar, por edhe mbi çështjen e azilantëve që mbetet një temë aktuale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...