Horoskopi 10 Shtator/ Yjet thonë për JU

Shares


Dashi

Yjet sot nuk i keni në anën tuaj dhe do t’ju irritojnë më shumë nga ç’duhet. Sidomos në studimet ose në punën tuaj ju duket se asgjë nuk po shkon siç duhet.

Demi
Shpirti i aventurës ju shtyn dhe njëherë akoma drejt territoresh të reja, mbase dhe vetëm në mendjen tuaj megjithatë në kundërshtim me standardët dhe rregullat e zakonshme.

Binjakët
Një ditë pa ndonjë kënaqësi të dukshme. Duhet të ndaloni duke krijuar debat për çdo çështje. Natyrisht që më përpara keni pasur mundësi më të mira për të bërë për vete dikë.

Gaforrja
Keni ide të mira dhe mjaft origjinale për të dalë nga çdo situatë e rënduar. Mos lejoni të bëni kompromise që nuk ju duken aspak të drejta.


Luani

Mund t’i jepni pak kohë vetes suaj për të ndryshuar dhe për t’u rikthyer në formë. Filloni me masazhe të ndryshme për t’u qetësuar dhe sigurisht sa më shumë blerje të reja.


Virgjëresha

Dikush nuk do t’ju mbështesë në strategjinë që po vini në zbatim sepse nuk i duket dhe aq e ndershme, por duke parë rezultatin shpejt do të bëhet aleati juaj.


Peshorja

Do të jeni protagonistë të një aventure të këndshme që do t’ju bëjë për një moment të harroni problemet tuaja. Por e rëndësishme është të mos pendoheni menjëherë më pas.


Akrepi

Janë të favorizuara të gjitha argëtimet e mundshme për sot. Do të keni shumë mundësi zgjedhjeje për të shkuar aty ku do të ndjeheni më mirë.


Shigjetari

Po afrojnë momente të vështira për ju, në të cilat do të bëheni objekte të kritikave të ashpra. Ajo që do t’ju mërzisë më shumë është se nuk keni aq forcë për të reaguar.

Bricjapi
Sot nuk mund të besoni se do të jeni realistë dhe do të udhëhiqeni nga arsyeja në çdo gjë që bëni. Një ndjenjë e sapolindur ju ka turbulluar disi.

Ujori
Do të gjeni diçka simpatike për të kaluar kohën dhe që do t’ju bëjë të harroni kujtime të trishtuara. Ata që ju duan nuk kanë arsye pse të mërziten me ju sepse i plotësoni në gjithçka.

Peshqit
Nuk keni pse nxitoheni. Merrni kohë në dispozicion për të vlerësuar të gjitha zgjedhjet e mundshme. Kështu do të jeni më të lehtësuar në hapat tuaja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...