Nuk kanë të mbaruar surprizat e listës shumëemërore të PS për Lezhën.
Së fundi pas një kryrje më të mirë të rastit rezulton se dorëheqja e Arben Ndokës nga parlamenti si deputet socialist mund të cojë në zgjedhje të reja lokale në Mirditë. Politologu dhe studiuesi i cështjeve që lidhen me partitë politike në Shqipëri, Afrim Krasniqi thotë se sipas listës proporcionale të PS mandati i kalon numrit 4 të listës proporcionale Ndrec Dedaj.
Studiuesi Afrim Krasniqi dhe kryetarja e KQZ Lefteri Luzi
Por ky i fundit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit u zgjodh kryetar i ri i bashkisë Mirditë. KQZ do jetë e detyruar të pyesë Dedaj nëse zgjedh të mbajë postin e kryetarit të bashkisë apo të marrë mandatin e deputetit, arsyeton Krasniqi. Nëse ai zgjedh bashkinë (sic është më logjike) atëherë mandati i kalon emrit pasues në listë, numrit 6 Eduart Ndocaj.
Por është e mundur edhe që Dedaj të mos pyetet nga KQZ lidhur me mandatin pasi supozohet se është shprehur një herë kur ka vendosur të kandidojë për bashkinë ndërkohë që ka qënë i përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë. Megjithatë kodi zgjedhor nuk e ka parashikuar qartë këtë situatë.
Krasniqi vijon me analizën e tij duke shënuar një fakt tjetër. Sipas tij vetë PS do të jetë në dilemë për nr.6 që përkon me Eduard Ndocaj për shkak se ai muaj më parë iu bashkëngjit një partie të tjetër politike, PDK.
Eduard Ndocaj, Nard Ndoka dhe Lazer Stani
Negociatat e ditëve të fundit duket se nuk kanë qenë bindëse për asnjërën palë dhe problemi nuk ka marrë ende zgjidhje. Për rrjedhojë PS do jetë e detyruar të vendosë: nëse mandati i kalon N.Dedaj atëherë bashkia Mirditë do të kalojë në zgjedhje të reja lokale brenda vjeshtës së këtij viti. Kjo do të ishte hera e parë që aplikohet zgjidhje in exstrem, por aktualisht ka plot arsye të besojmë se është opsioni kryesor i PS. Nëse mandati i kalon Ndocaj atëherë do të kemi një situatë gjithashtu unike: një deputet që ka refuzuar partinë e tij dhe është në konflikt me të, merr mandat parlamentar. Natyrisht Ndocaj mund të ndryshojë qëndrim dhe parti nëse imponohet, gjithsesi ekzistojnë plot dilema nëse do të krijohet kjo zgjidhje.
Absurdi i Lezhës nuk merr fund këtu: emri pasues në listën proporcionale është gjithashtu i dënuar sic kemi shkruar në droni.al para pak ditësh, dhe nëse ndodh që edhe mandati i deputetit Armando Prenga dorëzohet (dorëheqje apo dënim nga gjykata) atëherë PS do të duhet të gjejë një emër tjetër për ta zëvendësuar.
Krasniqi thotë se për shkak se në listën e PS nuk ka më emra në dispozicion, sipas nenit 164 të Kodit Zgjedhor “mandati i kalon subjektit zgjedhor me herësin më të lartë. Kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë”.
Shanset më të mëdha për këtë mandat është numri dy i listës së LSI në Lezhë, Petrit Gjoni, ish deputet i PAA në parlamentin e vitit 2005-2009!!! Herësi i LSI është dyfish më i lartë sesa i PSD, parti pasuese e koalicionit të majtë në zgjedhjet 2013.
Petrit Gjoni, I pari majtas gjate fushates elektorale te vitit 2013
Në qarkun Lezhë patën problem listat e PS dhe të PD, por rasti i fundit me dy mandatet e majta, frika për kalimin e mandateve apo fenomeni i dorëheqjeve të detyrueshme për të dhënë mandatin për kandidatët e “fortë”, është standardi tipik sesi elita jonë politike e trajton demokracinë dhe institucionin e zgjedhjeve: një mjet për arritjen e qëllimit, deklaron politologu, Afrim Krasniqi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
















