Atmosferë e zjarrtë është ndezur në Kopenhagen pak para ndeshjes Shqipëri-Danimarkë. Para stadiumit dhe në rrugët e kryeqytetit Danimarkës gëlojnë brohorimat dhe fanellat e mijëra tifozëve kuq e zi.
Kapiteni Lorik Cana thotë se kjo atmosferë ndihet kudo ku Shqipëria luan: “Ne jemi mësuar me këtë atmosferë nga tifozët tanë, pasi kjo ndodh në çdo vend të Europës. Ne do të piqemi që tí bëjmë krenar për këtë ëndërr që kemi të gjithë. Mbështetja e tyre është rëndësishme për ne, pasi na jep forcë në fushë ku na duket sikur luajmë në shtëpi”.

“Mora kredi për të parë ndeshjen, dy milionë lekë. Ia vlen. Kjo ndeshje është jetë a vdekje. Doja të isha patjetër. Do ta shlyej për një vit avash-avash. Kam parë në ‘Google’ që edhe Kopenhageni është i bukur. Dashtë Zoti do na dalë mbarë!”

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












