Ndërtuesit para dilemës: Të ulin çmimet e banesave ose të paguajnë taksë pasurie

Shares

Ndërtuesit në Tiranë mund të detyrohen të paguajnë taksë pasurie për apartamentet që janë të pashitura nëse nuk vendosin të ulin cmimet dhe të clirojnë ngërcin në tregun e banesave në kryeqytet.

“I kam bërë apel Shoqatës së Ndërtuesve që të ulë çmimet e apartamenteve të pashitura. I mbajnë apartamentet bosh dhe nuk e ulin çmimin. E di që shteti nuk ia cakton dot çmimet privatit pasi jetojmë në kapitalizëm, por shteti mund të bëjë këtë: taksën e pronës ta paguajnë edhe ndërtuesit e apartamenteve të pashitura. I bëj këtë apel ndërtuesve: nëse doni të mbani çmime stratosferike, atëherë mos kërkoni që të vazhdojnë të jepen leje ndërtimi në Tiranë”, tha sot kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Disa qindra apartamente janë të pashitura në Tiranë, ndërkohë që ndërtuesit ndodhen në kurthin e bankave që nuk lejojnë cvlerësimin e apartamenteve ku mbështetet garancia e kredive të marra nga bizneset dhe nevojës për likuiditet që bizneset kanë për të kryer investime dhe shpenzime të reja.

Ulja e cmimeve të shitjes duke ruajtur garancitë e fitimit do të krijonte në Tiranë vende të reja pune për shkak të ritmit që do të shoqëronte hapjen e tregut, ndërkohë që do të ndihmonte edhe në zgjidhjen e problemit të strehimit për familje me të ardhura të mesme apo të vogla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...