Raporti, Shqipëria vend i varfër edhe në 10 vitet e ardhshme

Shares

Normat e ngadalta të rritjes reale të PBB-së do të bëjnë që Shqipëria të mbetet ndër vendet më të varfra në Europë gjatë 10 viteve të ardhshme, thueht në një raport të sapopublikuar nga BMI-Fitch.

Përparimi i ngadalshëm në zbatimin e reformave strukturore do ta zbehin edhe më tej perspektivën ekonomike afatgjatë të vendit.

Shqipëria ishte një nga të vetmet vende evropiane e cila ia doli të shmangte një recesion gjatë krizës globale ekonomike, dhe ka përmirësuar edhe marrëdhëniet me vendet fqinje. Progresi në secilën prej këtyre fushave u shpërblye në vitin 2014, kur Shqipëria mori statusin e vendit kandidat i BE-së.

Përkundër këtij përparimi ka pak optimizëm rreth perspektivave të rritjes ekonomike në të ardhmen. Problemet e trashëguara nga epoka komuniste ende vazhdojnë të pengojnë.

Korrupsioni mbetet një plagë edhe në qeveri, edhe në biznesi, duke ebërë atë më pak atraktive për investimeve.

Burokracia e vendit është i fryrë, dhe tregu i punës është tepër e varur nga sektori publik për punësim.

Mungesa njëpasnjëshme e përparimit në trajtimin e këtyre çështjeve nga administrata do të thotë se edhe administrata e tanishme në pushtet e udhëhequr nga socialistët do të bëjë vetëm hapa paraprake në zbatimin e reformave strukturore në vitet e ardhshme.

Vendimi i BE-së për të mos pranuar asnjë anëtar të ri për pesë vjet nga 2015 mund të reduktojë edhe më tej stimulin e qeverisë për të zbatuar reformat potencialisht të dhimbshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...