Isa Mustafa lëviz me automjet të blinduar, 12 masa sigurie për ndërtesat e qeverisë

Shares

Vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Serbinë, Kryeministri i Kosovës ka nisur të qarkulloje me makinë të blinduar ndërkohë që policia ka shtuar masat e sigurisë rreth godinave qeveritare.

Qeveria e Kosovës ka pranuar 12 rekomandime për rritjen e nivelit të sigurisë, ndërsa të hënën ka filluar me zgjatjen e rrethimeve të ndërtesës së Kryeministrisë. Kjo është konfirmuar për Top Channel nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi.

“Policia e Kosovës, përkatësisht sektori që merret me vlerësimin e rrezikshmërisë së ndërtesave të Qeverisë dhe ndërtesave të tjera të rëndësishme, ka marrë 12 rekomandime, të cilat i ka dorëzuar te Sekretaria e Qeverisë së Kosovës, njëra prej të cilave është edhe cënimi i sigurisë, që ka të bëjë me zgjatjen e rrethimeve. Sekretari i Qeverisë ka marrë vendim që të zbatojë menjëherë këto rekomandime”, tha Arban Abrashi, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

“Ky është një vlerësim krejtësisht teknik dhe profesional i njësive përkatëse të Policisë së Kosovës. Me siguri, i kanë marrë për bazë edhe deklarimet e fundit të subjekteve të ndryshme, por, pa dashur të hyj në spekulime politike, ato janë rekomandime të dhëna nga Policia e Kosovës. Qeveria e Kosovës në këtë rast thjesht ka zbatuar rekomandimet e dhëna nga ai njësit përkatës”, tha Arban Abrashi.

Ndër rekomandimet e tjera nga Policia e Kosovës, është edhe vendosja e alarmeve, plani për evakuim emergjent të personelit, e masa të tjera shtesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...