Debat në PD, kryesia e grupit Parlamentar kërkon shkundje të departamenteve

Debat në PD, kryesia e grupit Parlamentar kërkon shkundje të departamenteve

75
0
Shares

Pak ditë para fillimit të sesionit të ri parlamentar, PD ka mbledhur kryesinë e grupit parlamentar, një ndër forumet më aktive të kësaj partie.

Ndër të tjera është diskutuar edhe lidhur me urdhërin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për mbledhjen e të dhënave në terren për dëmet që kanë shkaktuar aksionet e qeverisë kundër ndërtimeve informale.

Burime nga mbledhja thanë se anëtarë të kryesisë kanë kërkuar një aktivizim më të madh të departamenteve të PD-së për të siguruar të dhëna dhe informacion përmes koordinatorëve dhe degëve të PD-së në rrethe.

Kryesia e grupit parlamentar të PD-së dhe departamentet janë ndërkohë nëpërbërje të kryesisë së PD-së, por duket se komunikimi mes tyre nuk është në cilësinë e nevojshme.

Në këtë mbledhje ndër të tjera është theksuar se grupi i PD në Parlament do deklarohet kundër çdo nisme që bie ndesh me interesat e qytetarëve dhe i dëmtojnë ata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY