1.7 milionë euro për Komisarin e Jugut?

Shares

Menjëherë pas pushimeve verore të qeverisë, një prej tenderave të parë që njoftohet se do të zhvillohen ka një sasi të konsiderueshme parash, jo pak por plot 1.7 milionë euro dhe ka të bëjë me zonën e Himarës.

Investimi në fjalë është shëtitorja e re e qytetit.

Shqipëria ka plot vende të cilat janë në emergjencë dhe kanë nevojë urgjente për investime, e megjithatë është parë e udhës që tenderat dhe investimet të nisin nga Jugu dhe më koknkretisht nga Himara, aty ku pak ditë më parë, Koço Kokëdhima u caktua nga PS si Komisari i Parë i zonës operative Vlorë-Gjirokastër.

FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT ka shpallur detajet e mëposhtme lidhur me investimin në fjalë:

Lloji i Proçedures së Prokurimit: “Tender i Hapur”

Objekti i Prokurimit: “Ndërtimi i shëtitores së Himarës”

Fondi limit: 217.996.613 (dyqind e shtatëmbëdhjetë milion e nenteqind e nentëdhjetë e gjashtë mijë e gjashteqind e trembedhjetë) Lekë (pa TVSH)

Burimi i Financimit: Buxheti i Shtetit

Afati për Kryerjen e Punimeve: Duke filluar nga data e lidhjes së kontratës, me përfundim brënda 9 muajsh nga data e nenshkrimit te kontrates.

Hapja e Ofertave do të bëhet në 18.09.2015 ora 10.00.

Nuk mund të paragjykohet fituesi i tenderit, por fakti që pati kaq ngut për ta nisur nga Jugu dhe Himara pikërisht në kërë moment krijon mjaft hije dyshimi.mapo

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...