“Tekniku” bie në pranga, një arsenal për të vjedhur, përgjuar dhe goditur

Shares

Arrestohet nje shtetas per armembajtje dhe municion pas nje operacioni te koduar “Tekniku” nga Drejtoria e Policise Qarkut Tirane. Ne kuader te operacionit “Tekniku”, nga sherbimet e Komisariatit Nr.3 eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit:

Alban Mero, 33 vjec, lindur ne Elbasan dhe banues ne Tirane, banese private ne Fushe Mezez.

Arrestimi i ketij shtetasi eshte bere pasi i eshte dokumentuar aktiviteti kriminal per veprat penale “prodhim dhe shitje te narkotikeve”, “prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit” dhe “prodhim dhe mbajtja pa leje te armeve te gjuetise dhe sportive”. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar sendet si me poshte:

1. Nje qese plasmasi me ngjyre te zeze, e mbeshtjelle me natriban nga ana e jashtme, brenda saj gjendet nje sasi prej lende bimore me ngjyre jeshile, e ngjashme ne ere dhe karakteristika si ajo e bimes narkotike Cannabis Sattiva, me peshe 580 grame.

2. Nje pistolete kaliber 8 mm (pa numer), se bashke me nje kreher me 18 (tetembedhjete) cope fisheke.

3. Nje pistolete me numer 53634, se bashku me nje kreher me 3 (tre) cope fisheke ne te.

4. Nje pushke model-56, kaliber 7.62 mm, me numer 13002487, me qyte dhe tyte te shkurtuar, pa gypin e gazrave, se bashku me kreher me 6 (gjashte) cope fisheke ne te.

5. Nje pushke sportive pa numer.

6. Nje arme gjahu teke me numer 1642.

7. Tre krehera ku secili prej tyre me nga 5 (pese) cope fisheke.

8. Dy maska me ngjyre te zeze.

9. Nje feneline me dy llampa me ngjyre te zeze dhe gri.

10. Tete aparate telefoni celulare te markave te ndryshme.

11. Nje dylbi arme me mbishrimin TASKO 3-9X56E.

12. Nje pale dylbi me ngjyre te zeze me mbishkrimin “Dakota’ 10×50.

13. Nje qese me pulla fiskale me mbishkrimin Ministria e Financave.

14. Nje elektrik me ngjyre te zeze, si ato qe vendosen ne koke.

Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale te te parashikuar nga nenet 278, 280 dhe 283 te K.Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...