Një shqiptar nga Durrësi me banim në Itali i ka kërkuar një adoleshenti italian seks me të dashurën e tij të virgjër, në këmbim të një doze kokaine. Policia italiane përgjoi bisedën telefonike mes 25-vjeçarit nga Durrësi Eduard. S., i cili banonte në Ponzano Veneto dhe nxënësit 17-vjeçar italian nga Treviso. Gjatë bisedës, shqiptari i bën të qartë adoleshentit se ashtu siç kishin rëndë dakord, në këmbim të drogës ai do t’i sillte të dashurën e virgjër.
Pas përgjimeve, policia italiane vuri në pranga pesë shqiptarë nga Durrësi, Eduard S., Nikolin Sh., Roland K. Ermin D., Roland T. Nga hetimet e kryera, rezulton se ata shëprndanin pluhur të bardhë në pub-e dhe diskoteka të frekuentuara nga të rinjtë gjimnazistë në Treviso dhe Jesolo.
Gjatë operacionit u sekuestrua një kilogram kokainë, ndërsa në shtëpinë e shqiptarit që kërkoi favore seksuale më të dashurën e italianit, u gjetën prostituta me origjinë nga Evropa Lindore, si dhe pasaporta e dokumente të llojeve të ndryshme.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pistoletë dhe një Audi A6, që përdorej për lëvizjen e drogës, shkruan durrës.lajm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












