Tre persona, dy prej tyre oficerë policie, janë qëlluar për vdekje gjatë një zënke në Portugali.
Incidenti ndodhi në vendin e quajtur Quinta do Conde, 30 km në jug të kryeqytetit të Lisbonës.
Një 77-vjeçar thuhet se ka hapur zjarr pas një grindjeje për një qen që lehte.
Një oficer civil policie që jetonte në këtë zonë u qëllua për vdekje pasi shkoi të sqaronte dhe investigonte grindjen, shkruan BBC.
Një tjetër oficer patrulle u thirr në vendngjarje por edhe ai u qëllua me armë në kokë.
Viktima e tretë raportohet të jetë djali i oficerit civil që u përpoq të ndihmonte të atin.
Djali u plagos rëndë dhe nuk arriti t’i bënte ballë plagëve të marra në spital.
Ndërsa 77-vjeçari u përpoq edhe të vriste veten me armën e gjahut por u arrestua dhe u dërgua në spital.
Një dëshmitar tha për agjencinë portugeze të lajmeve LUSA se vrasësi e kishte kërcënuar fqinjin se do ta vriste nëse qeni i tij vazhdonte të lehte, “por ne nuk na shkoi nëpër mend se do ta bënte me të vërtetë diçka të tillë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











