Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është sulmuar me një gjuhë të ashpër nga një klerik i lartë i Kishës Greke për shkak të prishjes së kishës në Dhërmi.
Pas prishjes nga Bashkia e Himarës së kishës së “Shën Thanasit” ka reaguar nëpërmjet një deklarate zyrtare Mitropoliti i Drinopoleos, Pogonit e Konicës, Andreas, i cili e ka quajtur kryeministrin shqiptar: “një i pabesë dhe i pafytyrë”, raporton a1report.
Mitropoliti Andreas që ushtron funksionin e tij në krahinën greke në kufi me Shqipërinë e ka krahasuar Edi Ramën me Enver Hoxhën duke e barazuar sjelljen e tij ndaj kishës ortodokse me atë të diktatorit komunist.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











