Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona pasi janë kapur me sasi eksplozivi, në momentin kur po tentonin ta shisnin.
Pas një htimi dy mujor, Operacioni “Danger” kapi në Kamzë dy shtetasit, Sokol Sinani, 31 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, si edhe Imerli Metaj, 37 vjeç, banues në Kukës. Në momentin e arrestimit, policia gjeti një sasi eksplozivi prej 30 kg në 126 copë eksploziv plastik dhe 45 kapsolla plasëse për këtë lëndë.

Agjentë të policisë janë infiltruar duke bërë blerësin e “mallit” dhe arritën të shkojnë deri në fund të procesit, atë të dorëzimit të sasisë së madhe të lëndës eksplozive.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












