Dy persona janë arrestuar sot në mëngjes në Pyllin e Divjakës ndërkohë që po prisnin pyllin.
Julian Cela dhe Emiljan Sina nga fshati Spolat u kapën në flagrancë nga policia.
Personat e arrestuar akuzohen për prerjen e paligjshme të pyllit.
Ky është ndër rastet e rralla të arrestimit të personave që presin në pyje të cilat janë pronë publike dhe të mbrojtura.
Vendi i është nënshtruar një katastrofe pyjore prej të paktën 50 vitesh dhe ende nuk është ndërtuar një sistem mbrojtës efikas për to.
Pyjet dhe kullotat mbulojnë mbi 50% të sipërfaqes së vendit. Por mbi 80% e energjisë totale të nevojshme për ngrohje apo gatim rrjedh nga druri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












