Zyrtarë të ministrisë së Brendshme të Shqipërisë kanë deklaruar dje për media të huaja se kanë konfiskuar rreth 500 mijë bimë kanabis të këtij viti, duke arrestuar 240 të dyshuar si kultivues dhe trafikantë të drogës.
Rreth 7 miliard euro (7.9 miliardë $) është vlera e marihuanës që është konfiskuar dhe shkatërruar deri tani, sipas ministrit të Brendshëm saimir Tahiri.
Vetëm javën e fundit policia ka raportuar se shkatërroi afro 100 mijë bimë në Shkodër, Tepelenë dhe Vlorë, deklaroi zëdhënësi i ministrisë, Ardi Bita.
Shqipëria është e njohur si prodhues i madh i marihuanës në Evropë. Kryeministri Edi Rama ka vendosur luftën kundër drogës, si një prioritet kryesor për qeverinë e tij. Por deklaratat e një deputeti socialist, Koco Kokëdhima, mik i ngushtë i Kryeministrit, për legalizimin e kultivimit të hashashit në vend inkurajuan mbjelljen e norakotikut në të gjithë vendin. Rama asnjëherë nuk është distancuar publikisht nga zyrtari i lartë i partisë së tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












