Spiunët e korrupsionit, po bëhet një ligj për ta

Shares

Për të forcuar tabanin ligjor me anë të të cilit synohet goditja e fenomenit të korrupsionit, në vendin tonë po tentohet të futet një koncept i ri dhe ai është “figura e sinjalizuesit”.

Projektligji synon të ofrojë për sinjalizuesin mbrojtjen dhe anonimatin, anonimat i cili parashikohet të ruhet në të gjitha fazat e procesit, me përjashtim të procesit gjyqësor.

Gjithashtu, sipas projektligjit nëse sinjalizuesi zgjedh që të informojë edhe publikun për një aferë korrupsioni, në këtë rast ai nuk gëzon të drejtën e mbrojtjes ose nëse e ka marrë nga autoritetet, ai e humbet atë në momentin që vendos të publikohet.

Projektligji shprehet se barra e provës bie mbi subjektin e raportuar që i duhet të provojë se ky informacion i sinjalizusit ka qenë i rremë.

Në projektligj futen edhe termat “mbrojtje e sinjalizuesit nga hakmarrja”, siç mund të jetë pushimi i tij nga puna apo transferimit, ku kompetencat për ta pezulluar këtë akt juridik e ka sërish Inspektoriati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive.

Gjithashtu, në projektligj shtohet në nenin 20-të se nëse sinjalizuesi dëmtohet nga hakmarrja, atëherë ai ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim financiar, ku çdo veprim hakmarrjeje në detyrë, pra hakmarrje administrative, varion me gjoba nga 100 mijë deri në 300 mijë lekë.topchannel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...