Një Pablo Eskobar në burgun e Prizrenit

Shares

Ambiente luksoze brenda burgut të Prizrenit i kanë krijuar kushte si të bosit kolumbian të drogës, Pablo Eskobar, për disa javë vrasësit Nezir Kryeziu, nga Suhareka.

Kryeziu, i dënuar me dhjetë vjet për vrasje dhe vrasje në tentativë, është njëri prej të dënuarve më të privilegjuar. Ai ka ndërtuar një “shtëpi” private brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren, ashtu siç kishte bërë Eskobar, kur kishte ndërtuar një burg special për t’i kaluar pesë vjet dënim.

Ashtu si kolumbiani famëkeq kishte marrëveshje me Qeverinë e vendit të tij që ta kryente dënimin ashtu siç donte ai vetë, Kryeziu një ujdi të ngjashme kishte me zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ai nuk e ka “vuajtur” dënimin si të tjerët, por ka qëndruar pa mbikëqyrje dhe pa mbyllje 24 orë. Bile, adaptimin e një depoje në dhomë banimi dhe zyrë pune e ka bërë një firmë private e një gardiani të Burgut të Prizrenit.

Gjithë ky zhvillim infrastrukturor ka ndodhur me lejen e drejtorit, Ilir Gutaj. Gutaj është bashkëshorti i deputetes së PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Luljeta Veselaj – Gutaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...