EMRAT/Edi Rama nis nga Vlora skemën e re të organizimit të PS

EMRAT/Edi Rama nis nga Vlora skemën e re të organizimit të PS

70
0
Shares

Edi Rama ka projektuar një format të ri të organizimit të PS. Organizatat e PS-së do të strukturohen në 6 rajone në të gjithë vendin. Qarqet aktuale fqinje do të bashkohen në rajon. Rajoni i parë do të jetë ai Vlorë Gjirokastër, ose rajoni i jugut.

Besohet se në gjuhën e PS-së rajonet mund të mbajnë emrat që komunikoi kohë më parë ministri i Pushtetit Lokal për një nga skemat e ndarjes territoriale atëherë kur diskutohej ligji për ndarjen administrative.

Por është e mundur të thirren edhe zona “operative”, cka sjell një konfirmim edhe gjuhësor, edhe historik me periudhën e luftës gjysmë-çlirimtare e gjysmë-civile që zhvilluan komunistët përgjatë viteve 1943-1944.

Kryeministri Rama kishte një mbledhje të ngushtë në Vlorë në të cilën morën pjesë deputetët e qarkut dhe krerët e qeverisjes vendore. Takimi u zhvillua te Vilat Qeveritare, dhe të pranishëm ishin deputetët socialistë Koço Kokëdhima, Andrea Marto dhe Mira Shehu. Në takim është i pranishëm edhe kreu i këshillit të qarkut Sadrit Danaj.

Cështjet e disktuara në takim ishin funksionimi dhe vendimmarrja në nivel lokal i socialistëve.

Kalimi në strukturën e re të organizmit të PS-së do të nisë që në shtator dhe do të kryesohet nga një grup pune në nivel qarku e më pas rajoni, pjesë e të cilit do të jenë drejtuesit vendorë, deputetët dhe dy ministra për çdo rajon.

Në takim është folur emërime në institucione të ndryshme lokale. Takimi ka nënvizuar nevojën e rishikimit të burimeve njerëzore në të gjithë rajonin dhe marrjen e shpejtë të vendimeve lidhur me ripërtëritjen e tyre.

Paraprakisht besohet se drejtimi i qarqeve do të jetë sipas si në vijim: Blendi Klosi do drejtojë qarqet Fier- Lushnjë, Saimir Tahiri qarqet Tiranë- Durrës, Taulant Balla qarqet Elbasan- Korçë, Ditmir Bushati qarqet Kukës- Dibër.

Ndërkohë mësohet se Koco Kokëdhima është caktuar të drejtojë qarkun Vlorë-Gjirokastër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY