FOTO/ Auron Tare shpërndau foton e jahtit të miqve të tij – për “pushimet luksoze” të Bujar Nishanit
Shares
Zbulohet autori i fotove të jahtit luksoz, që nga mediat dje u servir si “jahti i pushimeve luksoze” të Presidentit Bujar Nishani. As më shumë e as më pak, zbulohen më shumë se një foto (që dje qarkullonte e vetme nëpër media) dhe ato i ka shpërndarë Auron Tare, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Foto i përkasin jahtit T6, i miqve të tij nga Zelanda e Re, që më se një muaj më parë, ishin mysafirë në Sarandë, ku u bënë edhe fotot. Këtë Auron Tare e ka pohuar edhe vetë për mediat, kur në 14 korrik 2015 deklaronte për TV Ora News, se “personat në bordin e anijes T6 që janë vetëm dy, janë persona të njohur në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore të nivelit ndërkombëtar. Këta persona janë ftuar në vendin tonë për një vizitë nga Agjensia Kombëtare e Bregdetit (lexo, drejtori Auron Tare) për të parë mundësinë e bashkëpunimit në fushën e ruajtjes dhe mbrojtjes bregdetare në Shqipëri”. Të ftuarit e Auron Tares, ishin themeluesit e Trustit të mbrojtjes së bregdetit të Zelandës së Re, të cilët kanë vizituar bregdetin e jugut shqiptar. I veçantë për llojin e vet ky jaht mbante në bordin e tij edhe një helikopter i modelit të fundit i markës “Eurocopter”. Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Sarandë nga bordi i jahtit T6 është ngritur edhe helikopteri për të kryer disa fluturime mbi Sarandë.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Fierit duke shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka...
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Jozi ka goditur Gjestin.
Përpara daljes së tij nga...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i dhanë fund sot martesës prej 27 vitesh duke firmosur divorcin në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës.
Të pranishëm...