Jennifer Lawrence është në krye të listës së aktoreve më të paguara të momentit. Aktorja mori çmimin Oskar me rolin e saj në komedinë “Silver Linings Playbook”, e megjithatë të ardhurat më të mëdha i ka siguruar nga “The Hunger Games”.
Revista Forbes publikoi renditjen e aktoreve që kanë siguruar shumat më të mëdha në 12 muajt e fundit.
J Law ka siguruar plot 52 milionë dollarë, duke lënë pas Scarlett Johansson me 35.5 milionë dollarë, e cila ndiqet nga Melissa McCarthy me 23 milionë, Fan Bingbing me 21 milionë dhe Jennifer Aniston me 16.5 milionë.
Anna Hathaway, Julia Roberts dhe Angelina Jolie janë tre emrat e tjerë që ndodhen në 10 aktoret që janë paguar më shumë në këtë periudhë. Në këtë listë, Fan Bingbing është e vetmja aktore joamerikane.
Lista e aktoreve më të paguara sipas Forbes:
1. Jennifer Lawrence, 52 milionë dollarë;
2. Scarlett Johansson, 35.5 milionë dollarë;
3. Melissa McCarthy, 23 milionë dollarë;
4. Fan Bingbing, 21 milionë dollarë;
5. Jennifer Aniston, 16.5 milionë dollarë;
6. Julia Roberts, 16 milionë dollarë;
7. Angelina Jolie, 15 milionë dollarë;
8. Reese Witherspoon, 15 milionë dollarë;
9. Anne Hathaway, 12 milionë dollarë;
10. Kristen Stewart, 12 milionë dollarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












