Itali, policia sekuestron në Leçe 300 kg marijuanë, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Shares

Në brigjet e Leçes janë zbarkuar 300 kg marijuanë. Sipas corrieresalentino.it  marijuana dyshohet të ketë ardhur nga brigjet e Shqipërisë.
Policia italiane sekuestroi sasinë e drogës  e cila gjendej brenda një furgoni tip Fiat Fiorino në zonën “Case Simini”.  Furgoni që ishte në pronësi të një shtetasi italian, ishte i braktisur nga trafikantët drogës. Sipas policisë, droga mund të jetë zbarkuar pak para se të sekuestrohej.
300 kg marijuanë ishin të sistemuara në furgon dhe do të transportoheshin diku tjetër, por plani i trafikantëve të cilët u larguan për t’i shpëtuar arrestimit, u prish nga ndërhyrja e Gurdia di Finanza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...