Menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit grek Tsipras dhe kabinetit tëtij qeveritar, kanë filluar skenaret për krijimin e një qeverie të re. Taktika e Tsipras për të dhënë dorëheqjen ishte me qëllim zhvillimin zgjedhjeve të parakohshme dhe njëkohësisht eleminimin e 1/3 të kundërshtarëve që nuk e mbështesin më. Por plani ish-kryeministrit nuk po shkon ashtu siç parashikohej, pasi lideri i konservatorëve dhe i partisë Lumi do të shfrytëzojnë mandatin treditor për të krijuar një kabinet të ri. Pas marrjes së mandatit nga Presidenti mëngjesin e sotëm, lideri i opozitës ka filluar bisedimet me partitë e tjera.
“Si udhëheqës i ardhshëm i partisë me shumicën më të madhe e konsideroj si detyrim dhe përgjegjësi politike të shfrytëzoj të gjitha opsionet në rast se parlamenti i tanishëm mund të japë një zgjidhje”, deklaroi kryetar i Demokracisë së Re, Evangelos Meimarakis.
Situata politike në Greqi po bëhet më e komplikuar, pasi mandati për formimin e qeverisë së re pritet të shkojë deri tek lideri i partisë “Lumi”, Stavros Theodhorakis si edhe tek udhqheqësi i “Agimit të Artë” të cilët kanë numër të njëjtë deputetësh. Gjithashtu, pjesë e skenës së nxehtë politike në parlamentin grek do t’i bashkohen edhe ekstremistët e majtë, nën drejtimin e kundërshtarit më të fortë të Tsipras, ish-ministrit të Energjitikës, Panagiotis Lafazanis i cili ka deklaruar se do të krijojë një forcë të politike të pavarur në parlament.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












