Lufta e qeverisë me mullinjtë e erës po vazhdon edhe në drejtimin e ndërprerjes së energjisë elektrike. Paradoksi shfaqet në çdo rast në përpjekjet e qeverisë për të vënë rend në vend, por ndaj personat dhe mënyrave të gabuara.
Çifti i të moshuarve në fshatin Boriç i Malësi të Madhe jeton me 9 mijë lekë të reja në muaj, dhe përpos faktit që këto para nuk mjaftojnë për mjekimet e burrit të moshuar që është i paralizuar, tashmë duhet të përballen me errësirën totale, pasi OSHEE i ka ndërprerë energjinë elektrike. Sipas gruas së moshuar, ata rezultojnë debitorë me 8 milionë lekë të vjetra, dhe në kushtet e vështira në të cilat ata jetojnë, nuk e justifikojnë shumën e madhe që duhet të paguajnë. Për më tepër, sipas Hajrije Hebaj, faturat e energjisë elketrike i ka paguar deri pak muaj më parë.
“I kam paguar, por kur i rritën kuotat me 60-70 mijë lekë në muaj…ku ti marr unë me 90 mijë lekë pension në muaj. Më thanë ke 8 mln lekë për të paguar. Kush i shfrytëzojë 8 mln lekë këtu në këtë shtëpi. Kemi nevojë të na ndihmojnë dhe jo të na heqin dritat, është krimi i madh ky”-shprehet e moshuara.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












