Alfabeti 400-vjeçar i Elbasanit zbulohet në Ukrainë

Shares

Artefakte me mbishkrime në alfabetin e Elbasanit që i përkasin shekullit të 17-të janë zbuluar në Ukrainë, në fshatin Margaritovo.
Ky lajm është bërë i ditur nga studiuesi ukrainas, Aleksandër Novik gjatë seminarit të 34-t Ndërkombëtar të Prishtinës për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqipe. Në seminar, Novik mbajti kumtesën me titull “Shqiptarët në Perandorinë Ruse në shekujt e 18-19-të: të dhëna të reja në fushën arkeologjike, historike dhe etnografike”. Përmes saj, është bërë i njohur jo vetëm ky fakt ekskluziv për gjetjen e alfabetit, por edhe zbulimi se në ish-Perandorinë Ruse është ngulitur një diasporë e madhe shqiptare “fatkeqësisht e panjohur”.
Zbuluesi i parë i këtij Alfabeti, J.G von Hahn ka thënë se alfabeti i Elbasanit nuk është përdorur vetëm në Berat dhe Elbasan, por edhe nga tregtarët në mërgim. Por ajo që përbën zbulim, është se ky alfabet, me 54 shkronja,  është përdorur nga mijëra shqiptarë që kanë jetuar në territoret e ish-Perandorisë Ruse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...